HOOLIGAN SPARROW

TRUMCAKJA RRUGAÇE

China, United States, 2016

Documentary

84 min

 

 

Director, Scriptwriter, Producer, Camera: Nanfu Wang

Composers: Nathan Halpem, Chris Ruggiero

 

 

Courageous documentary by young Chinese filmmaker Nanfu Wang. Armed with her camera, she follows a group of activists under the guidance of Ye Haiyan (Hooligan Sparrow) during their protests against impunity surrounding a sex scandal. Her critical  attitude soon makes Sparrow an enemy of the state and the government does everything it can to silence her. Ye Haiyan became famous as an activist by addressing the living conditions in Chinese brothels in a very controversial way. She spent some time voluntarily working as a prostitute in a brothel and documented the deplorable working conditions there of the mostly poor women from rural areas. Besides her nickname of ‘Hooligan Sparrow’, it also gained her a great deal of online attention, as well as the attention of the authorities. Fascinated by Ye’s work, filmmaker Nanfu Wang decides to visit her during a new protest campaign. Accompanied by a human rights lawyer and a group of activists, Sparrow demands attention for a shocking sex scandal in which a school headmaster sexually molested six underage girls in a hotel. However, the man was acquitted because he had supposedly paid the girls for their services. The protest actions by Sparrow and her gang go viral: posts on the Internet are shared by thousands of followers, including artist Ai Weiwei. Soon the activists aren’t safe anywhere and have to deal with interrogations, arrests and police brutality on a daily basis.

 

Screening on Tuesday 27 sept - 18:00

@ European University of Tirana (UET)

Kina, Shtetet e Bashkuara, 2016

Dokumentar

84 min

 

 

Regjizore, Skenariste, Producente, Kamera: Nanfu Wang

Kompozitorë: Nathan Halpem, Chris Ruggiero

 

 

Dokumentari i guximshëm nga regjisorja e re kineze Nanfu Wang. E armatosur me aparatin e saj, ajo ndjek një grup aktivistësh nën drejtimin e Ye Haiyan (Trumcakja Rrugaçe) gjatë protestave të tyre kundër mosndëshkimit rreth një skandali seksi. Qëndrimi i saj kritik shpejt e bën Trumcaken një armike të shtetit dhe qeveria bën gjithçka që mundet për ta heshtur atë. Ju Haiyan u bë e njohur si aktiviste duke trajtuar kushtet e jetesës në shtëpitë publike kineze në një mënyrë shumë kundërshtuese. Ajo kaloi disa kohë në mënyrë vullnetare duke punuar si prostitutë në një shtëpi publike dhe dokumentoi kushtet e mjerueshme të punës atje, kryesisht të grave të varfra nga zonat rurale. Përveç pseudonimit të saj "Trumcakja Rrugaçe", ajo fitoi gjithashtu një vëmendje të madhe në internet, si dhe tërhoqi vëmendjen e autoriteteve. E magjepsur nga puna e Ye-së, regjisorja Nanfu Wang vendosë ta vizitojë atë gjatë një fushate të re proteste. E shoqëruar nga një avokat të të drejtave të njeriut dhe një grup aktivistësh, Trumcakja kërkon vëmendje për një skandal tronditës seksual në të cilin një drejtor shkolle ka ngacmuar seksualisht gjashtë vajza të mitura në një hotel. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për shkak se gjoja i kishte paguar vajzat për shërbimet e tyre. Veprimet protestuese të Trumcakes dhe grupit të saj përhapen si virus: mesazhe në internet shpërndahen nga mijëra ndjekës, duke përfshirë edhe artistin Ai Weiwei. Shpejt, aktivistët nuk janë të sigurt asgjëkundi dhe duhet të përballen ditë për ditë me marrjet në pyetje, arrestimet dhe brutalitetin policor.

 

Shfaqjet të Martën 27 Shtator - 18:00

@ Universiteti Europian i Tiranës (UET)

2016 © IHRFFA. All Rights Reserved.  Legal Notice