LONG LIVE BULGARIA

RROFTË BULLGARIA

Bulgaria, 2017

Documentary

55 min

 

 

Scriptwriter and Director: Adela Peeva

Executive Producer: Slobodan Milovanovic

Cameramen: Dimitar Skobelev, Svetla Neikova, Plamen Ghelinov

Sound: Dobri Hristozov, Yuriy Tsolov

Editing: Alexandra Apostolova, Antoniy Donchev

 

 

The objective of the film "LongLive Bulgaria!" is to focus public attention on a serious problem - the revival of nationalism in Bulgaria. In the course of three years we traced the development of several young people from Sofia, Stara Zagora and Plovdiv – big cities in Bulgaria. These are young people with a strongly developed patriotic feeling, who define themselves as patriots and more often as nationalists.

They are members of various nationalist organizations.

The aim of the film is to answer the questions:

- Where is the border between patriotism and nationalism?

- When and how does training in patriotism and in nationalism begin?

- Who is involved in this training: teachers, parents, friends, cultural figures, local authorities?

Driven by patriotic sentiments and a desire to affirm their own identity, these young people cross the thin line between patriotism and a pronounced nationalism. Indifference, or the overt support of the “elderly” deprive them of a corrective, and that means that the generation growing in Bulgaria today is prone to chauvinism and aggressive nationalism. What's happening in Sofia, Stara Zagora, or Plovdiv is no exception, it is a small model of sentiments all over Bulgaria. The end of the film shows that things across Europe are no different. The most prominent nationalist organization in Bulgaria is the Bulgarian National Union.  Its most important initiative is the annual march in tribute to general Lukov –a supporter of Hitler during the Second World War and head of the nationalist organization "Union of the Bulgarian National Legions". Lukov March is traditionally attended by guests from similar organizations from different European countries. They all think the future belongs to them.

However, the question is: what future do we expect?

 

 

 

Screening on Thursday 21 Sept - 19:15

@ The Central State’s Film Archive

Bullgari, 2017

Dokumentar

55 min

 

 

Skenariste dhe Regjisore: Adela Peeva

Producent Ekzekutiv: Slobodan Milovanovic

Kameramanë: Dimitar Skobelev, Svetla Neikova, Plamen Ghelinov

Zëri: Dobri Hristozov, Yuriy Tsolov

Montazhi: Alexandra Apostolova, Antoniy Donchev

 

 

Qëllimi i filmit "Rroftë Bullgaria!" është ta përqëndrojë vëmendjen e publikut në një problem serioz - ringjallja e nacionalizmit në Bullgari. Gjatë tre viteve kemi gjurmuar zhvillimin e disa të rinjve nga Sofja, Stara Zagora dhe Plovdiv - qytete të mëdha në Bullgari. Këta janë të rinj me një ndjenjë patriotike të zhvilluar fuqishëm, të cilët e përkufizojnë veten si patriotë dhe më shpesh si nacionalistë.

Ata janë anëtarë të organizatave të ndryshme nacionaliste.

Qëllimi i filmit është t'u përgjigjet pyetjeve:

- Ku është kufiri ndërmjet patriotizmit dhe nacionalizmit?

- Kur dhe si fillon formimi në patriotizëm dhe në nacionalizëm?

- Kush është i përfshirë në këtë formim: mësues, prindër, miq, figura kulturore, autoritetet lokale?

Të shtyrë nga ndjenja patriotike dhe dëshira për të afirmuar identitetin e tyre, këta të rinj kalojnë vijën e hollë midis patriotizmit dhe nacionalizmit të theksuar. Shpërfillja, ose mbështetja e hapur nga "të moshuarit" i privon ata nga një korrigjues dhe kjo do të thotë se brezi që po rritet sot në Bullgari është i prirur për shovinizëm dhe nacionalizëm agresiv. Ajo që po ndodh në Sofje, Stara Zagora ose Plovdiv nuk është përjashtim, është një model i vogël i ndjenjave në të gjithë Bullgarinë. Fundi i filmit tregon se gjërat në të gjithë Europën nuk janë më ndryshe. Organizata më e shquar nacionaliste në Bullgari është Bashkimi Kombëtar Bullgar. Iniciativa e saj më e rëndësishme është marshimi vjetor në nderim të gjeneralit Lukov - mbështetës i Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kreu i organizatës nacionaliste "Bashkimi i Legjioneve Kombëtare Bullgare". Marshi i Lukovit tradicionalisht ndiqet nga të ftuar të organizatave të ngjashme nga vende të ndryshme europiane. Të gjithë mendojnë se e ardhmja u përket atyre.

Megjithatë, pyetja është: çfarë të ardhme presim?

 

 

Shfaqjet të Enjten 21 Shtator - 19:15

@ Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit

2017 © IHRFFA. All Rights Reserved.  Legal Notice