AVOKATJA

Lea Tsemel mbron palestinezët: që nga feministët deri tek fondamentalistët, nga demonstruesit jo të dhunshëm deri tek militantët e armatosur. Si një avokate hebreje-izraelite që ka përfaqësuar të burgosur politikë prej pesë dekadash, Tsemel, në përpjekjen e saj të palodhshme për drejtësi, e shtyn në kufijtë maksimalë praktikën e një mbrojtësi të të drejtave të njeriut. Sa i përket shumicës së izraelitëve, ajo mbron të pambrojtshmit. Sa i përket palestinezëve, ajo është më shumë se një mbrojtëse, ajo është aleate.

AVOKATJA ndjek ngarkesën e lëndëve të Tsemelit në kohë reale, duke përfshirë gjykimin që ka tërhequr një vëmendje të madhe, të një djali 13-vjeçar-klienti i saj me moshë më të vogël deri më tani - ndërkohë që po ashtu është duke iu rikthyer çështjeve të saj më të shënuara dhe duke reflektuar për rëndësinë politike të punës së saj dhe çmimin personal që paguan për marrjen e rolit të “avokates së djallit”. Dyshja regjisoriale Rachel Leah Jones dhe Philippe Bellaiche marrin pozicionin e privilegjuar të të parit të praktikës së Tsemelit nga lart, ku një vit dokumentimi është si të mbledhësh provat e një jete të tërë. Këto prova dëshmojnë për gabimet e pushtimit, por edhe për gabimet e atyre që përpiqen t'i rezistojnë atij, dështimet e atyre që përpiqen t'i mbrojnë ata, dhe të metat themelore të një sistemi ligjor që synon t'i shërbejë drejtësisë, por në fakt u shërben atyre që janë në pushtet.

Vendi

Izrael, Kanada, Zvicër

Viti

2019

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

110 min

Regji

Rachel Leah Jones, Philippe Bellaiche

Skenar

Rachel Leah Jones, Philippe Bellaiche

Kamera

Philippe Bellaiche

Montazh

Yael Bitton

Produksion

Home Made Docs, FilmOption, Close Up Films

Kur

20 Shtator 2020, 19:45

Ku

Kinemaja Verore Marubi

Ngjarje të tjera

Para
Pas