Një nxënëse dhe qytetare modele, Antigona shkel ligjin kur i ndihmon të vëllait të arratiset nga burgu. Morsa ku është kapur, e shtrëngon atë, teksa ajo u kundërvihet autoriteteve: policisë, ligjit, sistemit penal dhe babait të mikut të saj, Haemon. Refuzimi i Antigonës për të mos kompromentuar ndjenjën e saj personale të drejtësisë fiton mbështetjen e bashkëmoshatarëve të saj, të cilët mobilizohen nëpër rrjetet sociale dhe në protesta të lloj-llojshme. Duke refuzuar mundësinë e ofruar për të siguruar të ardhmen e vet, Antigona, zgjedh në vend të kësaj, dashurinë dhe besnikërinë ndaj familjes së saj emigrante.