#HISTORINGACMIMI

Në #bullyingstory (Histori Ngacmimi) zhytemi në kompjuterin e Rozalisë. Viteve të fundit atë e kanë ngacmuar edhe virtualisht edhe në realitet. Për shkak të ngacmimeve në internet ajo nuk ndjehej e sigurt as në dhomën e saj të gjumit. Ngacmimi kishte patur pasoja të rënda: ajo e gjen të vështirë t’u besojë bashkëmoshatarëve të saj dhe prandaj e ka të vështirë të zë edhe shoqëri. Bashkë me Rozalinë gjejmë me qindra histori të tjera ngacmimesh të rinjsh në YouTube, ku ata tregojnë historitë e tyre dhe sesi u kishte ndikuar ngacmimi.Rozalia sheh veten tek këto rrëfime dhe vendos të lërë një reagim nën videon e hedhur të Sterres (12). Marrja e një përgjigjeje pas kësaj, është paksa tronditëse për të. Përmes ekranit të kompjuterit të Rozalisë takojmë Sterren dhe të tjerë, të cilët janë ngacmuar kur kanë thirrur njëri-tjetrin në Skype. Rozalia çlirohet kur vëren se nuk është vetëm ajo që lufton me të njëjtat probleme. A mund të kthehet interneti nga “armiku i saj më i keq” në një “shok”?

Vendi

Holandë

Viti

2018

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

16 min

Regji

Eef Hilgers

Skenar

Eef Hilgers

Kamera

Eef Hilgers

Montazh

Daan Wijdeveld

Produksion

Willem Baptist, Nienke Korthof

Kur

Tetor 2020 - Qershor 2021

Ku

Shkollat e Mesme të Shqipërisë

Ngjarje të tjera

Para
Pas