Në shtator 2016, policia qëlloi dhe vrau Hussam Hussein në Berlin; çështja ende nuk është zbardhur. Frymëzuar nga ky incident, “Kodi i Heshtjes” hedh dritë mbi esprit de corps, duke përdorur këtu shembullin e një patrulle të policisë gjermane. Teksa po ndiqte një të dyshuar, oficeri i policisë Thomas humbet armën e shërbimit në një përleshje me të dyshuarin në arrati. Partneri dhe miku i tij prej kohësh, Grebe nuk sheh rrugë tjetër veçse të qëllojë mbi të dyshuarin dhe ta vrasë atë. Thomas nuk është plotësisht i bindur se veprimet e Grebes ishin të drejta dhe tani duhet të vendosë nëse detyrimi i tij moral është në anën e së vërtetës apo besnikërisë.
Forum me studentët e Akademisë së Sigurisë.