MARRJE FRYME

Margaritka-70 vjeçare është nëna e Nevenës dhe Borislavës. Në vitet tetëdhjetë, në Bullgari si studente për ndërtim makinash, martohet me Stalinin, një koleg në të njëjtin institut. Ajo martohet me të sepse ai e përdhunon dhe ajo është shtatzënë, kështu që nuk i mbetej ndonjë zgjedhje tjetër. Ajo nuk dëshiron të jetë nënë e fëmijës së paligjshëm. Stalini mendon se rrahja përditë dhe dhunshëm e së shoqes shtatzënë është diçka e zakonshme. Margaritka, me qëllim që të ruajë statusin e saj në shoqëri dhe të mos marrë emrin e turpshëm të të qenit një “grua e divorcuar” duhet të vuajë rrahjet dhe ngacmimet e përditshme. Asaj i duhet t’ia fshehë këtë familjes dhe fqinjëve të saj, pavarësisht se ata e dinë, po nuk ndërmarrin veprime që t’i japin fund.
Nevena është fëmija që lind. Në film ajo është një grua 37-vjeçare. Ajo punon si inxhiniere në Bashkinë e Plovdivit, por për shkak të shqetësimit të vazhdueshëm që i shkakton i ati, i duhet gjithmonë që të fshihet nëpër qendra ndihmëse për kriza. Kur Nevena mbush 10 vjeç, e gjithë familja e saj shkon në Bashkimin Sovjetik, ku prindërit i ka në udhëtim pune.Babai i saj është nga specialistët më të respektuar, një shok, njohuritë e të cilit përdoren për shfrytëzimin e fabrikave të reja. Ai është kolegu dhe shoku i përsosur për të cilin të gjithë kanë fjalë të mira. Por ama në shtëpi, pasi mbyllet dera kryesore, ai i rreh për vdekje gruan dhe vajzën e vet. Megjithatë, ai nuk e rreh vajzën tjetër të tij, Borislavën. Por ajo nuk është aq e fortë sa të durojë “praktikën jonormale” të familjes dhe para se të mbushte tetëmbëdhjetë vjeç, asaj iu desh të shkojë në një spital psikiatrik. Borislava, 35 vjeç, është një grua e re, por e sëmurë e pakurueshme mendore dhe jeton në një dhomë me një pajisje ndihmëse të veçantë. Pajisja është prodhuar posaçërisht për të parandaluar tentativat për vetëvrasje, pas orvatjes së parë, për fat, të parealizuar. Pas divorcit të nënës Margarita dhe Stalinit, motra më e vogël, nga një nxënëse me dhjeta, kthehet në një krijesë të thyer shpirtërisht e cila ka nevojë për përkujdesje 24 orë në ditë, qoftë nga nëna apo e motra.Të treja gratë së bashku me djalin e Nevenës, Niki, përpiqen të vazhdojnë përpara me jetën e tyre.

Vendi

Bullgari

Viti

2017

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

30 min

Regji

Efemia Fard

Skenar

Efemia Fard

Kamera

Veselin Hristov

Montazh
Produksion

M.J.E.3 LTD, G dhe G 55 LTD – Eskandary Phard

Kur

15 Shtator 2020, 19:30

Ku

Kinemaja Verore Marubi

Ngjarje të tjera

Para
Pas