QYTETAR I KLASIT TË PARË

Shfaqja me prezencën e regjisores Diana Maria Olsson.

Në film, Diana Maria Olsson ndan përvojat e saj më intime nga një marrëdhënie e dhunshme dhe, në të njëjtën kohë, sfidon imazhin e Suedisë si një vend që respekton barazinë gjinore. Historia e një bashkëshorti që rezulton të jetë ‘qytetari i klasit të parë’, prej nga filmi ka marrë edhe emrin, nxjerr në pah mekanizmat e hipokrizisë.

Regjisorja jo vetëm që zbulon historinë e saj, por gjithashtu mbledh përvoja të përbashkëta të grave në situata të ngjashme. Motivimi i regjisores dhe rrëfimtares për t’i frymëzuar gratë që të kenë guximin për t’i braktisur marrëdhëniet abuzive shkon përtej kornizës së një dokumentari mbi vetëveten.

Qytetar i Klasit të Parë bëhet fillimi i një aktakuze shumëzërëshe ndaj patriarkatit.

Ku

Kinemaja Marubi D6

Vendi

Suedi

Viti

2020

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

56 min

Regji

Diana Maria Olsson

Skenar
Kamera

Hampus Linder, Diana Maria Olsson

Montazh

Armas Rudaitis, Diana Maria Olsson

Produksion

Diana Maria Olsson

Kur

24 Shtator 2022, 17:50

Ngjarje të tjera

Para
Pas