MUZIKË COUNTRY

Apalashia nuk është e huaj për kompleksitetin e përfaqësimit mediatik. Qysh prej fillimit, ka ekzistuar në këtë vend një ndarje e prekshme midis Amerikës Urbane dhe Rurale. Veriu lufton Jugun, Demokratët protestojnë kundër Republikanëve, “kozmopolitanët” e shikojnë me përçmim “fshatin”. Brenda kësaj ndarjeje të madhe, disa krahina shihen si “ndryshe”, dhe fajësohen për sëmundjet shoqërore që kanë zënë Amerikën. Që prej zgjedhjeve presidenciale, ndarja kulturore në Amerikë është zgjeruar edhe më shumë. Stereotipet dhe përgojimet janë të shfrenuara, ku gëlojnë të treguarit me gisht dhe sharjet. “Muzikë Country” ndjek një rrugëtim personal dhe politik në zemër të fushave Apalashiane me qymyr, duke eksploruar rolin e përfaqësimit mediatik në krijimin e “muzikës country”, që është ikonë e Amerikës si dhe duke analizuar themelet shoqërore, kulturore dhe politike të këtij stereotipi famëkeq. “Muzika Country” zbulon një grup të papritur artistësh, poetësh dhe aktivistësh, muzikantë të vegjël, poetë “afrilashianë” dhe feministë nga rryma të ndryshme - të gjithë zëra të papritur që dalin nga ky rajon historikisht i keqkuptuar. Muzikë Country është një eksplorim në kohën e duhur dhe me ngut i mënyrës se si e shohim dhe mendojmë për identitetin apelash dhe rural në Amerikën bashkëkohore, duke bërë një thirrje për dialog midis komuniteteve urbane dhe rurale gjatë kësaj periudhe përçarëse në historinë e kombit.

Vendi

SHBA

Viti

2018

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

85 min

Regji

Sally Rubin, Ashley York

Skenar

Silas House, Sally Rubin, Ashley York

Kamera

Bryan Donnell

Montazh

Stacy Goldate, Melanie Vi Levy

Produksion

Sally Rubin, Ashley York

Kur

19 Shtator 2020, 20:10

Ku

Kinemaja Verore Marubi

Ngjarje të tjera

Para
Pas