ATDHEU KOSOVË- FINLANDË

Kur një familje refugjatësh arrin në një vend të ri, ndryshimi i jetës është i çuditshëm apo edhe i frikshëm, sidomos për prindërit. Ndërsa mund të jetë më e lehtë për fëmijët të përshtaten me mjediset e tyre të reja që i rrethojnë, ata përballen me presionin e rritjes në një mjedis të përzier ku shkrihen ritme dhe kultura të ndryshme: duhet të jenë të njohur në mesin e bashkëmoshatarëve, por të jetojnë në lartësinë e asaj çka shpreson familja dhe të përmbushin atë çka pritet prej tyre.

Dokumentari tregon historinë e familjes së famshme Hetemaj në ditët e sotme e cila ka mbërritur në Finlandë duke lënë shtëpinë e tyre në Kosovë në vitin 1992. Si e përballojnë fëmijët që ndodhen mes presionit nga miqtë dhe prindërit? Si mundet që prindërit kosovarë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre në një shoqëri përparimtare perëndimore nga pikëpamja shoqërore?

Tani që fëmijët e Hetemajve janë rritur, ata punojnë në fushën e politikës dhe si futbollistë profesionistë. Përparim Hetemaj është kapiten i ekipit të tij të Serisë A (Chievo Verona) në Itali dhe Mehmet Hetemaj luan në kategorinë më të lartë të Finlandës. Kur Ekipi Kombëtar i Finlandës luan kundër Kosovës në 2016-17, Përparimit i duhet të zgjedhë mes dy jetëve të tij: a do të përfaqësojë skuadrën finlandeze apo kosovare?

Ky dokumentar provokues dhe frymëzues zbulon sekretet e suksesit të familjes, si dhe çmimin që atyre u është dashur të paguajnë.
Pavarësisht prejardhjes, filmi i regjisorit Olli Laine ofron një pasqyrë mbi dallimet kulturore, jetën si azilkërkues, integrimin dhe ngjarjet tragjike të historisë më të re të Ballkanit.

Filmi depërton në mënyrë intime në jetën e familjes së famshme të refugjatëve që nga vitet 1980 e tutje falë pamjeve video-filmike dhe albumeve të fotografisë.

Ky film dokumentar tregon një histori prekëse të familjes kosovare-shqiptare, Hetemaj. Ata erdhën në Finlandë si refugjatë nga Skënderaj në vitin1992. Vitet e para ata u përballën me shumë sfida, por më në fund arritën t’ia dilnin mbanë mjaft mirë. Një nga pjesëtarët e familjes luan futboll në Ekipin ChievoVerona të Serisë A të Italisë. Ky film rrit shpresën dhe mirëkuptimin për të gjithë.

Vendi

Finlandë

Viti

2018

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

74 min

Regji

Olli Laine

Skenar

Olli Laine

Kamera

Jouni Soikkeli

Montazh

Teemu Kokkonen

Produksion

Ari Lehikoinen

Kur

18 Shtator 2020, 19:30

Ku

Lulishtja e Kryeministrisë

Ngjarje të tjera

Para
Pas