VIETNAMI IM

Bay dhe Tam janë një çift vietnamez që kanë jetuar në Gjermani për 30 vitet e fundit. Ata punojnë si pastrues zyrash gjatë natës dhe rrallë bien në kontakt me shoqërinë gjermane. Ditën, ata e kalojnë gjithë kohën në internet, duke mbajtur një lidhje virtuale me vendlindjen e tyre përmes Skype-it dhe dhomave të bisedave online. Por pasi një stuhi u shkatërron shtëpinë e tyre në Vietnam dhe një anëtar i familjes është pranë vdekjes, flluska e tyre virtuale shpërthen. Tami dëshpërimisht përpiqet të organizojë riparimet nga distanca, ndërsa përparësitë e Bay-it zënë e ndryshojnë, dhe ajo fillon të studiojë gjermanisht në pritje të lindjes së nipit të tyre në Gjermani. Ajo e sheh të ardhmen e saj të marrë formë atje, ndërsa për Tamin bëhet më e rëndësishme se kurrë të përqëndrohet tek familja e tij në Vietnam. A është shtëpia një vend apo një gjendje shpirtërore dhe mendore? “Vietnami im” është një ilustrim i gjallë i jetesës në dy vende njëherësh, dhe pasojat e këtij dualiteti në martesë, familje dhe ndjenjën e përkatësisë.

Vendi

Gjermani

Viti

2020

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

70 min

Regji

Thi Hien Mai, Tim Ellrich

Skenar
Kamera

Tim Ellrich

Montazh

Tobias Wilhelmer

Produksion

Leopold Pape

Kur

22 Shtator 2021, 20:00

Ku

Kinemaja Marubi D3

Ngjarje të tjera

Para
Pas