TË FIKSUAR PAS RRJETIT

TË FIKSUAR PAS RRJETIT futet në jetën e tre grave që janë transformuar nga ngacmimet në internet. Carrie Goldberg është një avokate në qytetin e New Yorkut, e cila ka hapur një zyrë mbrojtjeje për rastet mbi privatësinë dhe sulmet seksuale në internet pas ngacmimeve që ka patur aty. Tina, në West Palm Beach, është një afariste e suksesshme, karriera e së cilës prishet pasi një ish i dashur i krijon faqe të shumta interneti që i dëmtojnë reputacionin. Anita Sarkeesian me qendër në San Francisko është ideatorja e një seriali të popullarizuar në internet, "Frekuenca Feministe", që kritikon imazhet e grave në lojërat video, e cila është shënjestra e një fushate të vazhdueshme të një mafie në internet me përdhunime dhe kërcënimesh me vdekje.

Përmes një qasjeje intime, reale, TË FIKSUAR PAS RRJETIT përshkruan format e shumta që mund të marrë abuzimi dixhital: pornografi jokonsensuale, përndjekje në internet, kërcënime me dhunë, ndërhyrje në privatësi, falsifikim, sulme ndaj karakterit. Filmi i kundërvihet konceptit se ngacmimi në internet qenka “vetëm” në internet, duke treguar pasojat në jetët e vëna në shënjestër: punë të humbura, shkollime të penguara, dëmtime të figurës morale, ngacmime dhe përndjekje në jetën reale, dhe orë të panumërta kushtuar ndalimit të sulmeve në një sfond ku tarifat ligjore dhe shqetësimi psikologjik janë në rritje.

Ndërkohë që zbatimi i ligjit mbetet shumë prapa krimeve në kohë, subjektet e filmit kërkojnë drejtësi sipas kushteve të tyre. Zyra mbrojtëse e Carrie-it u ngrit në mes të lëvizjes #MeToo; Tina flet hapur për përvojat e saj dhe kthehet në industrinë e financave; dhe Anita krijon një serial të re rreth racës, gjinisë dhe pabarazisë në Amerikë. TË FIKSUAR PAS RRJETIT dëshmon se si një valë kurajoze individësh e shndërrojnë rrjetin ashtu siç e njohim ne.

Vendi

SHBA

Viti

2018

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

96 min

Regji

Cynthia Lowen

Skenar

Cynthia Lowen

Kamera

Cailin Yatsko, Rachel Lears, Leah Byrne

Montazh

Emily Williams

Produksion

Cynthia Lowen

Kur

15 Shtator 2020, 20:00

Ku

Kinemaja Verore Marubi

Ngjarje të tjera

Para
Pas