POZICION JASHTË LOJE

Në verën e vitit 2017, lojtarët e rinj të hokejit në akull nga qyteti i vogël Náchod në Boheminë Lindore u nisën në një udhëtim të largët e të gjatë në Marok, për të marrë pjesë në atë që me siguri ishte kampi i stërvitjes më argëtues që kishin provuar ndonjëherë.
Misioni fillestar ishte të luanin hokej mbi akull brenda programit të shkëmbimeve, por ata nuk kishin shkuar atje vetëm për të luajtur hokej mbi akull. Ndoshta ç’ka ishte edhe më e rëndësishme, ata shkuan në Marok për të kontaktuar me njerëzit vendas dhe për t'u zhytur në mënyrën e tyre të jetesës. Si në pistën e akullit edhe jashtë saj, kamera e Rozálie Kohoutovás dhe Tomáš Bojarit fokusohet tek disa adoleshentë dhe se si japin e marrin me njëri-tjetrin, njëherazi qesharakë dhe mizorë, me një anglishte të ngathët. Pas disa muajsh, lojtarët e hokejit në akull nga qyteti maroken i Salésë shkuan në Republikën Çeke për të njëjtën arsye duke iu kthyer vizitën.
Ky udhëtim shkëmbimesh nxiti një dialog të gjallë mes dy kulturave të ndryshme, plot me nuanca nga shumë të papritura dhe doza humori çlirues. Egot e adoleshencës flakërojnë, konkurenca përkeqëson tensionet dhe filmi i mbetet besnik qëndrimit të tij të mprehtë e të vendosur: të vëzhgojë, në nivelin e adoleshencës, krenarinë kombëtare, që herë pas here preket nga goditje shkopi hokeji dhe biseda rastësore në autobus.
A mësuan si ta dallojnë një pozicion jashtë loje?

Vendi

Republika Çeke

Viti

2019

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

75 min

Regji

Rozálie Kohoutová, Tomáš Bojar

Skenar

Rozálie Kohoutová, Tomáš Bojar

Kamera

Šimon Dvořáček

Montazh

Šimon Hájek

Produksion

Tomáš Bojar-Cinema Arsenal

Kur

23 Shtator 2020, 20:00

Ku

Kinemaja Verore Marubi

Ngjarje të tjera

Para
Pas