FLAMURI YNË NUK DO TË JETË KURRË I KUQ

Kush është Jair Bolsonaro, dhe si u bë presidenti i vendit të gjashtë më të populluar në botë?
“Flamuri ynë nuk do të jetë kurrë i kuq” i përgjigjet kësaj pyetjeje duke shqyrtuar ndikimin e mediave braziliane në ngjarjet socio-politike që ndodhën nga 2013 në 2019.
Brazili ka “6 Berlusconë” që së bashku zotërojnë më shumë se 90% të publikut kombëtar në të gjitha llojet e mediave. Sipas të intervistuarve, Berlusconët ishin përgjegjës për një nga mashtrimet më të mëdha gazetareske të të gjitha kohërave: një mashtrim masiv që shkatërroi besimin e njerëzve në shtypin tradicional dhe e hodhi Brazilin drejt fashizmit.
Është hera e parë që një film brazilian denoncon përqendrimin e mediave vendase, të konsideruara nga Kombet e Bashkuara si “më të lartat në botën perëndimore”.

Vendi

Brazil

Viti

2019

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

72 min

Regji

Pablo Guelli

Skenar

Pablo Guelli

Kamera

Rogério Che

Montazh

Eduardo Consonni & Rodrigo T. Marques

Produksion

Pablo Guelli

Kur

23 Shtator 2020, 19:30

Ku

Lulishtja e Kryeministrisë

Ngjarje të tjera

Para
Pas