Regjisorja e filmave dokumentarë Helena Třeštíková u takua me René-në gjatë komunizmit në një burg për të mitur. Për të bërë filmin René (2008), i cili fitoi çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit për dokumentarin më të mirë, ajo e ndoqi atë me një aparat fotografik për njëzet vjet. Falë portretit të suksesshëm filmik, një i burgosur me inteligjencë të jashtëzakonshme e gjeti veten në një udhëkryq. Në filmin René – I Burgosuri I Lirisë, ne e ndjekim jetën e René-së me një ritëm të shpejtë nga premiera e filmit e deri më sot, ndërsa përpiqet të shmangë burgun me çdo kusht. Ai përfshihet në marrëdhënie që kanë mundësi të zgjasin më shumë se disa javë. Por si përkon kjo me përbuzjen e tij të ashpër për njerëzit dhe sistemin? Gjatë trembëdhjetë viteve që Helena Třeštíková e ka vëzhguar heroin, René ka ndryshuar jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. A mund të themi se në moshën pesëdhjetë vjeç ka arritur pjekurinë?