Trëndafilet. Film-Kabare është një muzikor tragji-komik, me 7 aktore të Dakh Daughters Band, që jetojnë momentin kryesor të Revolucionit Maidan 2014 - një histori e dinjitetit qytetar dhe duke qenë se ka lindur në Ukrainë, do të tregohet në gjuhën e kabaresë nga shtatë vajza të grimuara me të bardhë dhe tutú të zezë. Kjo kabare politike e nxjerr magjinë e saj nga gërshetimi i gëzimit të jetës dhe tmerrit të luftës shkatërruese - edhe nëse nuk e kemi parë ende, hija e saj ka qenë gjithmonë aty, e errësuar nga dritat e ndritshme të skenës. Portreti kolektiv i Dakh Daughters, i xhiruar në skenë, në dhomat e zhveshjes dhe në rrugë, përshkruan një tablo të të qenit artist në kushte ekstreme dhimbjeje dhe humbjeje, duke kuptuar se gjatë luftës një vetëmbrojtje natyrore do të ishte krijimi - në aspektin e artit si dhe mëmësia. Filmi tregon revolucionin përmes syve të artisteve - përmes syve femërorë - që i jep një këndvështrim të veçantë: human dhe jo epik, duke himnizuar jetën dhe jo veprat heroike. Filmi ka kapur fillimin e asaj që po ndodh sot në Ukrainë - unitetin e pabesueshëm të popullit ukrainas që qëndron kundër sulmit rus mbi Ukrainën, Evropën dhe botën e lirë.
Filmi përmbyllës i edicionit të 17-të të IHRFFA.