ATELJEJA E RUPAS

Rupa, që jeton në qytetin Agra në Indi, dëshironte të ishte një stiliste qysh kur ishte fëmijë. Vajza do të donte të hapte ateljenë e saj në mënyrë që të bëhej e pavarur financiarisht. Në atelje ajo do të donte të punësonte shoqet e saj, viktima sulmesh me acid. Në film ne fillojmë të njihemi me historitë dhe ëndrrat e saj dhe të shoqes së saj viktimë, ndërkohë që ato janë duke u përgatitur për një shfaqje madhështore mode, ku rrobat e dizajnuara nga Rupa ekspozohen nga të mbijetuarat.
Sipas aktivistëve të Stop Acid Attack (Ndal Sulmeve me Acid) që ndihmon viktimat, në Indi ka 3-5 sulme çdo javë. Shumë viktima nuk i raportojnë krimet në polici sepse kanë frikë se mos stigmatizohen nga shoqëria. Fushata ndihmon viktimat të gjejnë rrugën e tyre për t’u kthyer në shoqëri. Ato kanë krijuar një qendër trajtimi të krizave, e cila siguron një mjedis të sigurt për viktimat, ku ato mund të marrin ndihmë mjekësore dhe ku mund të kalojnë kohën në një mënyrë të përshtatshme dhe dobiprurëse. Qendra gjithashtu i mbështet ato në shpalosjen e ambicjeve që kanë qoftë aspirata aktivistesh, qoftë duke punuar në kafenenë e tyre.

Vendi

Indi, Hungari

Viti

2017

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

52 min

Regji

Glória Halász

Skenar

Glória Halász

Kamera

Balázs Hatvani

Montazh
Produksion

Gábor Osváth, Praaful Chaudhary, Glória Halász, Balázs Hatvani

Kur

21 Shtator 2020, 19:30

Ku

Lulishtja e Kryeministrisë

Ngjarje të tjera

Para
Pas