STREHA: LAMTUMIRË EDEN

Pepsi është një individ në tranzicion seksual duke kërkuar një punë të qëndrueshme si kujdestare. Ish-anëtare e MILF-it, Fronti Islam Çlirimtar i Morosë aktiv në një ishull të Filipineve jugore, ajo arratiset nga vendi i saj për të punuar si infermiere për mbi 10 vjet në Libinë e Gaddafit.
Për shkak të diskriminimit gjinor, ajo është detyruar të bashkohet me fluksin e refugjatëve. Më pas, ajo ndeshet me institucionet evropiane si azilkërkuese, në qytetin e Bolonjës, Itali, ku për herë të parë i njihet statusi. Ajo nuk mund t’ia ndalte rrugën vetes.

Udhëtimi i saj vazhdoi drejt Francës, duke kapërcyer “qafën e rrezikshme të vdekjes” në lartësitë e Ventimiglias, e fortë nga përvoja e saj në malet e egra të Mindanaos. Ajo arrin në Paris, ku përfton një identitet të dytë dhe gjen punë fshehurazi duke ofruar masazhe, duke ndarë hapësira ndërmjetësore midis arkitekturave të ashpra të metropolit.

Rrëfenja që tregon me zërin e saj është një shëmbëlltyrë post-koloniale, në të cilën gjeografia evropiane përzihet me një dramë intime emocionale. Endjet e saj të kujtojnë mitin e lashtë të Evropës, sipas të cilit Jupiteri, në formën e një demi, rrëmbeu një vajzë të re dhe e përdhunoi duke e çuar atë në një ishull në Mesdhe, nga ku mund të ketë marrë emrin kontinenti.

Vendi

Itali, Francë

Viti

2019

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

81 min

Regji

Enrico Masi

Skenar

Enrico Masi, Stefano Migliore

Kamera

Stefano Croci

Montazh

Giuseppe Petruzzellis

Produksion

Stefano Migliore

Kur

16 Shtator 2020, 19:30

Ku

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

Ngjarje të tjera

Para
Pas