TOKA KANABISI

Kur Jacopo u largua nga Abruzzo, ai ishte i ri dhe e kishte të vështirë të qëndronte në ato toka, ku gjente heshtje dhe asnjë mundësi. Por gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë, duke përjetuar suksese dhe dështime, atij iu poq një ide e çmendur: shndërrimin e Abruzzos në fushën më të madhe të kërpit në botë. Një ide e çmendur, vërtetë, pasi kanabisi është akoma i rrethuar nga dyshimi dhe paragjykimet edhe sot, përkundër faktit se është përsëri në modë, për shkak të përhapjes së “dritës së kanabisit”, dhe një produkti terapeutik që përdoret në mjekësi në të gjithë botën.
Kështu, së bashku me miqtë e tij të vjetër, ai formoi një ekip individësh, të cilët, ashtu si ai vetë, besuan në këtë ëndërr. Djem si Luca dhe Fabrizio, të cilët jetojnë në Acciano, një fshat gjysmë i braktisur në rrëzë të malit Sirente, i cili ende po përpiqet të shërojë plagët e tij pas tërmetit. Dy djem nga Abruzzo që vendosën të qëndronin ndërsa të gjithë të tjerët po largoheshin: disa në Pescara, disa në Bolonjë, të tjerët në Gjermani. Ata nuk u larguan, ata qëndruan duke u përballur, nga dita në ditë, me mungesën e vendeve të punës dhe shpresës. Ka edhe djem si Gennaro dhe Xha Peppe, udhëtarët e jetës në kërkim të një vendi të ri për të qëndruar; Antonio njeri duarartë, mik i familjes së Jacopos, dhe, i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Nino, i vetmi agrikultor i vërtetë në grup, i cili, pak para të shtatëdhjetave, filloi të kultivonte kanabis, sepse “ne ishim atje, në 1968 dhe nuk e bëmë “nuk të pinim cigare me marijuhanë, por kur mësova se kjo barishte mund t’i shërojë njerëzit, pranova menjëherë.” Ata janë të gjithë njerëz të zakonshëm që kërkojnë diçka, dhe të tyret janë histori jete që mbijnë së bashku me bimët e vogla të gjelbra me lulet e tyre plot aromë. Histori kërkimesh, shpengimesh, betejash pafund për të gjetur një punë.
Jacopo e di se territori në të cilin ai ka lindur është i ashpër, ashtu si njerëzit që jetojnë atje. Një vend i cili ka pësuar një shpopullim masiv që nga vitet ’50-të dhe në të cilin mundësitë e punës kanë mbetur sa një grusht. Por në të njëjtën kohë ai e di se do të duhet të luftojë edhe paragjykimin ndaj kanabisit. Dhe armët e përdorura për të luftuar këtë vrazhdësi, janë të njëjtat me ato që bujqësia i ka kaluar dorë më dorë prej mijëvjeçarësh: angazhimi, përkushtimi dhe durimi. Vetëm në këtë mënyrë toka do të jetë në gjendje të japë. Pastaj, njerëzit do të japin së bashku me të. Kështu, aventura e Jacopos dhe miqve të tij merr hov, duke zgjeruar përmasat e sipërmarrjes dhe duke krijuar mundësi të reja, duke tërhequr gjithashtu punëtorë emigrantë, të cilët edhe vetë luftojnë në betejën e tyre të përditshme kundër paragjykimeve. Dhe duke vazhduar, ditë pas dite, për të ndjekur ëndrrën e kthimit të Abruzzos në një tokë të gjelbër dhe të pasur, në të cilën heshtja është vetëm një pauzë pushimi midis një dite të vështirë pune dhe një tjetre.

Vendi

Itali

Viti

2019

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

43 min

Regji

Gianluca Marcon

Skenar

Gianluca Marcon & Christian Poli

Kamera

Marco Landini

Montazh

Rosario Simanella

Produksion

Cristina Donna

Kur

18 Shtator 2020, 19:30

Ku

Kinemaja Verore Marubi

Ngjarje të tjera

Para
Pas