PIRGJE ESHTRASH

Nastya ishte 6 vjeç kur në natën e Vitit të Ri predha të lëshuara nga ushtria ruse i goditën shtëpinë. Për këta fëmijë, lufta është bërë pjesë e një peizazhi, një atmosfere. Sot, pjesa më e madhe e jetës së Nastya-s është në shtëpinë e saj të shkatërruar. Për t'u kthyer në një jetë normale, Nastya ka nevojë për ndihmën e psikologëve. Ajo ka PTSD (çrregullim i stresit post-traumatik). Por Nastya nuk ndalon së ëndërruari. Si çdo vajzë, ajo ëndërron të ketë një shtëpi të re, të madhe, të ketë një kafshë shtëpiake, të shkojë në shkollë. Në fund të fundit, fëmija është fëmijë! Sipas statistikave zyrtare, rreth 10,000 fëmijë jetojnë në zonën e luftës në Ukrainë.

Kjo histori ka të bëjë me fëmijët që nuk e shohin luftën në TV dhe për fëmijërinë, e cila vazhdon pavarësisht luftës. Pirgjet e grumbulluara janë vendi ku zhvillohet veprimi dhe njëkohësisht imazhi i jetëve njerëzore të “lodhura” dhe të braktisura. Historia e fëmijëve që vuajtën nga granatimet, që humbën prindërit dhe njerëzit e tyre të dashur, por vazhdojnë të jetojnë dhe të duan aty ku jeta ka lënë shpresë për të tjerët.

Ku

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit D2

Vendi

Ukrainë

Viti

2022

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

80 min

Regji

Taras Tomenko

Skenar

Taras Tomenko

Kamera

Misha Lubarsky

Montazh

Viktor Malyarenko

Produksion

Volodymyr Filippov, Alla Ovsiannikova, Andriy Suyarko, Oleksandr Kovalenko

Kur

20 Shtator 2022, 19:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas