SHENJTI I SË PAMUNDURËS

Një vrasje, një bastisje nga policia dhe një fotografi e një vajze misterioze: një nënë e re emigrante në Nju Jork duhet të bashkojë copëzat e jetës së fshehtë romantike të djemve të saj binjakë për të zbuluar se çfarë u ka ndodhur atyre.
Paul dhe Tito janë binjakë në moshën e adoleshencës, shpërndarës porosirash, të papërvojë në eksperienca seksuale dhe emigrantë të paligjshëm në New York. Ata i luten Shenjtorit të Rasteve të Pashpresë për të humbur virgjërinë. Ata besojnë se mosha e rritur do të jetë shërimi përfundimtar për të gjitha hallet e tyre.
Kur takojnë Kristin, vajzën e fortë kroate, ata bien në dashuri me të, të bindur se e kanë gjetur “atë”. Por, ndërkohë Kristina ështe duke luftuar me demonët e saj, duke sakrifikuar gjithçka për idenë e saj të dashurisë.
Sakaq, nëna e tyre, Rafaela, humb vetveten për shkak të një romancieri zviceran, i cili i premton stabilitet dhe një të ardhme.
Ndërsa nxehtësia e verës ka pushtuar rrugët, njerëzit dashurohen
dhe ç’dashurohen, gllabërojnë ëndrrat e njëri -tjetrit dhe kërkojnë të hakmarren. Shpresa bëhet një kurth dhe shpejt djemtë përballen me shkatërrimin e ëndrrës së tyre amerikane ndërsa u kanoset dëbimi që po afron.

Vendi

Zvicër

Viti

2020

Zhanri

Artistik

Kohëzgjatje

108 min

Regji

Marc Wilkins

Skenar

Lani-rain Feltham

Kamera

A. Burak Turan

Montazh

Jann Anderegg

Produksion

Joël Jent

Kur

23 Shtator 2021, 11:00

Ku

AKADEMIA E SIGURISË D4

Ngjarje të tjera

Para
Pas