LUFTA BRENDA MEJE

Sa i gjallë është ende ushtari brenda vetes time?
Hulumtimet e reja nga epigjenetika tregojnë se përvojat e stresit të madh e ndryshojnë përbërjen gjenetike. Regjisori gjerman Sebastian Heinzel eksploron efektet e Luftës së Dytë Botërore në familjen e vet dhe ndjek rrugëtimin e gjyshit të tij nga Gjermania në Bjellorusi. Ai zbulon lidhje të papritura me të kaluarën e tij dhe ëndrrave që sheh me luftë, të cilat nuk i ndahen prej vitesh.
Në sfondin e krizës globale të refugjatëve dhe tensioneve ndërkombëtare, filmi tregon për pasojat afatgjata të luftës dhe detyrën tonë për t'u marrë me të në mënyrë që ta bëjmë të mundur shërimin dhe pajtimin.

Vendi

Gjermani, Zvicër

Viti

2019

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

83 min

Regji

Sebastian Heinzel

Skenar

Sebastian Heinzel

Kamera

Adrian Ståhli

Montazh

Sascha Seidel

Produksion

Sebastian Heinzel, Susanne Guggenberger, Vadim Jendreyko

Kur

24 Shtator 2020, 20:00

Ku

Kinemaja Verore Marubi

Ngjarje të tjera

Para
Pas