DERI NË PIKËN E FUNDIT

Është një film për lumenjtë dhe njerëzit, marrëdhëniet dhe ndërlidhjen mes tyre. Dokumentari ekspozon koston globale dhe pasojat e shkatërrimit të natyrës “në emër të progresit”. Lumenjtë janë goditur veçanërisht keq. Filmi është xhiruar në Kanada, Holandë, Itali, Zvicër, Shqipëri dhe Poloni. Ai përcjell një mesazh të fortë për një nga kërcënimet më të mëdha ndaj qytetërimit njerëzor: krizën në rritje të ujërave të ëmbla. Ai tregon një histori dëshpërimi dhe dekurajimi, por edhe një histori vendosmërie dhe shprese.
Filmi zbulon sesi veprimtaria njerëzore e papërgjegjshme dhe e pamenduar, na bën neve një nga shkaktarët kryesorë të krizës së ujërave të ëmbla. Por, gjithashtu, tregon se, ne mund të jemi pjesë e zgjidhjes së saj dhe rrëfen historinë frymëzuese, se si njerëzit po luftojnë deri në pikën e fundit, për të mbrojtur lumenjtë në të gjithë botën.

 

Filmi shfaqet në kuadrin e një forum në bashkëpunimin me universitetin POLIS.

Ku

POLIS University

Vendi

Poloni

Viti

2023

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

69 min

Regji

Ewa Ewart

Skenar

Ewa Ewart, Piotr Nieznański

Kamera

Mateusz Kruselnicki

Montazh

Robert Ciodyk

Produksion

Wiesław Łysakowski, Orient Film

Kur

22 September 2023, 11:20

Ngjarje të tjera

Para
Pas