ANTISEMITIZMI VIRAL NË KATËR MUTACIONE

Thuajse nga do që ta masësh, antisemitizmi në SH.B.A. dhe Evropë po rritet dhe përkeqësohet në mënyra që nuk janë parë që nga vitet 1930. Ai vjen në format e vandalizmit, abuzimit në rrjetet sociale, sulmit dhe vrasjes. Ashtu si një virus, ai pëson mutacion dhe evoluon nëpër kultura, kufij dhe ideologji, duke e bërë të pamundur ndalimin e tij. Regjisori Andrew Goldberg hulumton sjelljen infektuese që shkakton kjo gjë në filmin e tij “Virale: Antisemitizmi në Katër Mutacione”, ndërsa udhëton nëpër katër vende për të folur drejtpërdrejt me viktimat, dëshmitarët, antisemitë dhe të intervistuarit përfshijnë Bill Clinton, Tony Blair, Fareed Zakaria, George Will dhe Deborah Lipstadt .
Filmi analizon se si disa nga e djathta ekstreme amerikane kanë nxitur veprime të tilla si të shtënat masive në Sinagogën Tree of Life në Pittsburgh, Pensilvani. Në Hungari, ne shohim që Kryeministri ka nisur një fushatë masive kundër të mbijetuarit hebre të Holokaustit dhe miliarderit George Soros që të kujton propagandën naziste. Duke lëvizur në ekstremin e majtë në Angli, shohim anëtarë të partisë laburiste, tradicionalisht anti-raciste që po ndezin Izraelin dhe hebrenjtë me sarkazëm antisemite, duke shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme për komunitetin hebre. Dhe në Francë, filmi hedh dritë mbi valën në dukje të pafund të dhunës kundër hebrenjve nga islamistët dhe radikalët.
Fanatizmi në rritje, dhe nganjëherë dhuna, brenda secilit prej këtyre katër vendeve përshkruan një tabllo të tmerrshme se si përhapet urrejtja globale dhe dëmin që shkakton. Siç thotë aktivisti Maajid Nawaz në film, “nëse nuk vendosim një vijë të kuqe në rërë kur bëhet fjalë për antisemitizmin, do t’u vijë radha myslimanëve dhe të gjithë të tjerëve që vlerësohen si pakicë.”

Vendi

SHBA

Viti

2020

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

84 min

Regji

Andrew Goldberg

Skenar

Andrew Goldberg

Kamera

Robert Hanna

Montazh

Diana Robinson

Produksion

Andrew Goldberg, Diana Robinson

Kur

18 Shtator 2020, 20:15

Ku

Kinemaja Verore Marubi

Ngjarje të tjera

Para
Pas