FËMIJA I LUFTËRAVE TË YJEVE- ZANAFILLA E HIJEVE TË BOTËS DIGJITALE

Ghyslain Raza ishte 15 vjeç në vitin 2003, kur dy minutat e tij të famës do ta bënin atë “pacientin zero” të viralitetit në internet. Ai e kishte filmuar veten duke e lënë të gjithën të shfaqej në një video të xhiruar me kamera të fiksuar. Një video-amatore. Brenda natës, video u bë publike nga student të tjerë dhe u shkarkua miliona herë- shumë kohë para se mediat sociale të dilnin në skenë.

Papritur, “ndarja” me të tjerë, u bë sinonim i ligësisë, frikësimit dhe mendësisë së një turme. Padashje, Raza u bë “Fëmija i Star Wars”. Tani, South Park dhe Family Guy po i referoheshin adoleshentit nga Trois –Rivières pas memes më të famshme në histori.

Gjatë dy dekadave që pasuan, Ghyslain ndërtoi – ose, më saktë – rindërtoi jetën e tij larg kameras. Sot, ai është një njeri me një inteligjencë të mprehtë emocionale dhe një student doktorature në drejtësi. Bota ka ndryshuar që nga viti 2003, kryesisht falë rritjes së mediave sociale, komercializimit të të dhënave personale dhe kujtesës së pamëshirshme të internetit, e cila mund të kthehet për të na përndjekur në çdo kohë. Është një frikë e madhe dhe e tillë që ngre pyetje mbi të drejtën për të kontrolluar imazhin e dikujt, dhe, mbi të gjitha, të drejtën për t’u harruar.

Me regji nga Mathieu Fournier dhe xhiruar në Trois-Rivières, New York dhe Portland, ky dokumentar intim tregon historinë e fenomenit të parë viral të epokës dixhitale. Në film, Ghyslain Raza thyen heshtjen, duke reflektuar publikisht për herë të parë mbi historinë e tij në bisedë me pjesëmarrës të tjerë. Përmes historisë së tij, ne eksplorojmë përvojën tonë të përbashkët, duke jetuar në një botë online të etur për përmbatje dhe të sunduar nga ndjenja e famshme e shprehur në filmin e John Fordit, “The Man Who Shot Liberty Valance”: “Kur legjenda bëhet fakt, botoni legjendën”. Është një shprehje që grish përgjigjen: “Po, në rregull, por me çfarë çmimi, ama?”

 

Programi ‘Good morning Human Rights’ – Shfaqje për nxënësit e shkollave të mesme – Organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

Ku

Liceu Artistik Jordan Misja

Vendi

Kanada

Viti

2022

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

82 min

Regji

Mathieu Fournier

Skenar

Mathieu Fournier, Jonathan Trudel

Kamera

Maxime Pilon-Lalande

Montazh

Carmen Mélanie Pépin

Produksion

Annie Bourdeau (Urbania), Pierre-Mathieu fortin (NFB)

Kur

16 Shtator 2025, 11:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas