Në këtë botë, njerëzit kanë gjashtë gishta në duar. Kasandra ka vetëm pesë… Kasandra, një vajzë 6-vjeçare, është shtruar në spital sepse është “ndryshe”. Nga dhoma e saj e gjumit tek veshjet e natës, nëpër korridore, ajo ecën mes imagjinatës në mendjen e saj dhe realitetit... Me poezi dhe metaforë vizuale, ky film i shkurtër trajton mënyrën se si ne e vërejmë ndryshimin... Si pesë gishtat e dorës vënë në dyshim relativitetin e konceptit të normalitetit: dhe nëse në këtë botë të kesh pesë gishta është një anomali? A duhet t’i pranojmë dallimet apo t’i fshijmë ato? Çfarë peshe kanë pikëpamjet e të tjerëve në vendimet dhe veprimet tona? Këto janë çështjet kryesore të filmit që Kasandra dhe prindërit e saj duhet t’u japin përgjigje.