KUR VJEN BATICA

27 banorët në ishullin e vogël danez të Mandøs në detin Wadden, janë mësuar me motin e ashpër dhe përmbytjet. Ndryshimet klimatike vetëm sa i kanë përkeqësuar gjërat dhe tani ai përbën një kërcënim serioz ekzistencial për ishullin prej tetë kilometrash katrorë.

Megjithatë, fermeri i saj i fundit, Gregers, familja e të cilit ka jetuar atje prej tetë brezash, nuk është dorëzuar përballë katastrofës kërcënuese. Ai refuzon të ndërtojë një jetë diku tjetër dhe në vend të kësaj shpreson të gjejë një grua për të administruar fermën bashkë me të. Teksa ngadalë është duke u afruar një stuhi, Gregers dhe qeni i tij besnik inspektojnë digat e vjetëruara që mbrojnë ishullin e tij të dashur. Ndërkohë, Mie shuan qirinjtë e tortës së ditëlindjes së 100-vjetorit të saj, Ellen dhe Ingeborg ankohen për sëmundjen e hënës nga e cila vuajnë, vëzhguesi i shpendëve Niels qan për zogjtë e rrallë që nuk vijnë më në ishull dhe guida turistike Preben, u rrëfen histori të së shkuarës për përmbytjet vdekjeprurëse vizitorëve gjatë verës. Pavarësisht kërcënimeve të reja nga rritja e nivelit të detit, brezi i sotëm qëndron i palëkundur në atë cep të vogël të botës që u takon.

Tabloja e këtij mikrokozmosi shoqërohet nga sekuenca të punuara me mjeshtëri të peizazhit të veçantë, me qiej ku format e ndërrueshme i lënë vendin njëra-tjetrës dhe dete që ndryshojnë valëzimet nga era. Në njëfarë kuptimi, fati i zymtë i këtyre ishullorëve, i paraqitur në situata me humor të hollë do të na prekë të gjithëve.

Ku

Akademia Marubi Cinema D2

Vendi

Danimarkë

Viti

2023

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

88 min

Regji

Juan Palacios, Sofie Husum Johannesen

Skenar

Juan Palacios

Kamera

Juan Palacios

Montazh

Nicolas Nørgaard Staffolani

Produksion

Kasper Lykke Schultz

Kur

17 Shtator 2024, 18:25

Ngjarje të tjera

Para
Pas