KTHIM NË BERLIN

Menjëherë pas vdekjes së të atit, Bobi kthehet në vendlindjen e tij, në Angli dhe zbulon një valixhe plot me dokumente, letra dhe fotografi, që dokumentojnë historinë e familjes së tij, e cila humbi jetën në Holokaust - historia që i ati nuk ia rrëfeu kurrë. Ai i drejtohet Manuelit, mikut të tij të fëmijërisë me origjinë gjermane, për të përkthyer dokumentet. Manueli, i cili rrjedh nga një familje me plot histori kinematografike dhe halla e të cilit ishte e martuar me Stanley Kubrick, zbulon se, edhe ai ka marrë vesh së fundmi një sekret të errët familjar: xhaxhai i babait të tij ishte regjisori famëkeq nazist Veit Harlan, regjisor i filmit “Jud Suss”.- i ndaluar të shfaqet deri në ditët e sotme dhe i konsideruar si filmi propagandistik më famëkeq antisemitik në histori. Së bashku, ata ndërrmarrin një udhëtim drejt Berlinit për të zbuluar më shumë për të kaluarën e tyre personale - një udhëtim ku miqësia e tyre vihet në provë.

 

Pasuar nga një seancë pyetje - përgjigje me regjizorin.

Ku

Akademia Marubi Cinema - D5

Vendi

Izrael

Viti

2022

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

58 min

Regji

Bobby Lax

Skenar

Bobby Lax

Kamera

David Zarif

Montazh

Arik Lahav-Leibovitch

Produksion

David Noy, Yoram Ivry

Kur

23 Shtator 2023, 18:45

Ngjarje të tjera

Para
Pas