Filmi prek disa fakte historike rreth kampit më të madh të refugjatëve El Shatt në shkretëtirën e Sinait në Egjipt gjatë Luftës së Dytë Botërore, bazuar në materiale nga arkivat kroatë dhe ndërkombëtarë dhe të ndërthurura me pamjet vizuale të këtij vendi që s’është më veçse një vend i shkretuar tashmë. Një përpjekje për të rindërtuar një kujtesë të fragmentuar të historisë së panjohur rreth migrimit në Mesdhe si një udhëtim filmik mes dy kohëve.