KORRUPSION NË TOKË

Filmi me metrazh të shkurtër i titulluar “Korrupsion Në Tokë” flet për një ceremoni të trilluar të çmimeve për “Regjimin më të mirë në botë”. Çmimi i jepet Iranit. Në një fjalim lavdërues vlerësohen arritjet e shkëlqyera politike dhe shoqërore të udhëheqjes politike. Në një fjalim emocionues të marrjes së çmimit, udhëheqësi suprem politik i Iranit, Ali Khamenei, këmbëngul personalisht që të hyjë në detaje rreth arritjeve të shkëlqyera të regjimit të tij. Regjistrimet filmike janë të përziera me regjistrime reale nga celularët të protestave aktuale në Iran dhe në këtë mënyrë ndërthurin realitetin dhe trillimin, duke synuar kështu, ta lënë shikuesin në një gjendje kaosi emocional.

Ku

Qendra për Hapjen dhe Dialog-COD - D3

Vendi

Gjermani

Viti

2022

Zhanri

Artistik

Kohëzgjatje

11 min

Regji

Omid Mirnour

Skenar

Omid Mirnour

Kamera

Phillip Kaminiak

Montazh

Susu Rachidi

Produksion

The World is Yours GMBH and Easydoesit GMBH

Kur

20 Shtator 2023, 11:30

Ngjarje të tjera

Para
Pas