PASHKË

Kjo vepër, duke përdorur sërish, por tashmë sipas qëllimesh të reja, materialin arkivor të gjetur, analizon eklektizmin e hallakatur dhe eskatologjinë politike të Rusisë bashkëkohore, e cila është përdorur si justifikimi i ri ideologjik për pushtimin ushtarak të Ukrainës në shkurt 2022 në një të ashtuquajtur operacion “denazifikimi” - një projeksion pasqyrues i procesit të brendshëm të prirjes së vendit drejt fashizmit.

Vepra analizon parakushtet e një doktrine të re lufte në Rusinë moderne. Formalisht, është ndërtuar mbi një polifoni zërash hamendësues që i përkasin brezit të vjetër të familjes së autorit.

Ndarjet brenda këtij mikro-komuniteti përcaktoheshin sipas origjinës, gjeografisë, klasës “së ulët” kulturore, dhe zgjerimit të gjithanshëm të kulturës “së lartë”. Këta elementë mund të kishin vazhduar të bashkëjetonin po të mos mbaheshin peng nga propaganda agresive, e cila i zbehu të gjitha dallimet dhe i reduktoi në një koncept të vetëm estetik, atë të arrogancës.

Pika e lidhjes simbolike për autoren është gjyshja e saj me origjinë hebreje-greko-ukrainase, një vendase nga Mariupol (i cili u shkatërrua nga trupat ruse në 2022), e cila kishte shpëtuar nga nazistët gjatë pushtimit në vitet 1941-1943.

Paradokset e përzierjes së gjuhës nga citime të Ivan Ilyin me propagandën nga kanalet televizive shtetërore dhe simbolika të armiqësisë, shfaqen me kontraste në sekuencat arkivore dhe videot e krijuara nga autori, ku kundërvënia në sfond është patosi i ideologjive që parashikojnë tragjedi dhe besimi grotesk në kufi të skizofrenisë.

 

Forum screening, participation on invitation.

Ku

Akademia e Sigurisë - D2

Vendi

Austri

Viti

2023

Zhanri

Eksperimental

Kohëzgjatje

15 min

Regji

Ksenia Yurkova

Skenar

Ksenia Yurkova

Kamera
Montazh

Ksenia Yurkova

Produksion
Kur

17 Shtator 2024, 11:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas