Ç’ndodh kur magjepsja e njerëzimit me vetveten dhe një treg i lirë e i shfrenuar vendosen përballë 45 miliardë kamerave…
Regjisorët Axel Danielson dhe Maximilien Van Aertryck (regjisorë të filmit, Kullë Dhjetë Metërshe, Punë Për Të Gjithë!) i kthejnë edhe një herë kamerat e tyre nga shoqëria, këtë herë për të zbuluar, shpjeguar dhe nxjerrë në pah sesi është rritur mania e pakontrolluar që kemi me imazhin për të ndryshuar sjelljen tonë njerëzore.
Duke nisur nga Dhoma e Errët dhe Vëllezërit Lumière, e deri te YouTube dhe bota e mediave sociale, filmi tregon se si kemi kaluar nga kapja e imazhit të një oborri shtëpie në një industri me vlerë prej shumë miliarda eurosh në vetëm 200 vjet.
Duke përdorur në mënyrë të jashtëzakonshme filmime arkivore dhe të gjetura, filmi përdor vetë mediumin që ka marrë në shqyrtim, në një montazh të tillë ku reflekton vetveten por që nga ana tjetër është edhe gazmor.