KINEMAJA KA VDEKUR

Rrezet e fundit të dritës zhduken në Díaz, qyteti ku linda që gjendet në qendër-jug të provincës Santa Fe, Argjentinë. Është një vend me më pak se dy mijë banorë, ku largësia mes nesh është gjithmonë minimale. Ky është një vend nga i cili tashmë jam larguar, ku ikja e diellit e kthen dritën në errësirë absolute. Në fëmijëri shkoja shpesh në kinema, e cila nuk ishte gjë tjetër veçse një projektor dhe një ekran në mes të një klubi. Por koha e mbyti këtë vend të stërmbushur nga imazhe lëvizëse plot me rrjeta merimangash. Po kthehem për të regjistruar këtë degradim. Kur ia tregova babait këtë synim, zbulova se ai, në vitet ‘70-të, së bashku me një grup shokësh, kishin sjellë projektorin e parë në vendlindjen e tij, si dhe kishin bashkëpunuar në xhirimet e një dokumentari. Megjithatë, im at, nuk ishte në gjendje të më shoqëronte në projekt, siç do të kisha dëshiruar: ai vdiq dy muaj para se të fillonin xhirimet.

Ku

Akademia Marubi Cinema - D4

Vendi

Argjentinë

Viti

2022

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

64 min

Regji

Juan Benitez Allassia

Skenar

Juan Benitez Allassia

Kamera

Andrés Boero Madrid

Montazh

Juan Benitez Allassia, Federico Vicente

Produksion

Yaela Gottlieb, Federico Vicente

Kur

21 Shtator 2023, 17:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas