USHQIM PËR ZHVATJE

“Ushqim për Zhvatje” përbëhet nga tre shtresa rrëfimi. E para përfshin hetime të fshehta mbi shfrytëzimet intensive bujqësore që marrin subvencione publike nga Bashkimi Evropian. E dyta është udhëtimi i Giulias dhe Pablos nëpër Evropë drejt vendeve të hetuara. Shtresa e tretë rrëfyese hulumton lidhjen midis industrisë së mishit, lobimit dhe politikës. Këto shtresa rrëfimi kryqëzohen dhe ndërthuren gjatë gjithë filmit, duke paraqitur një domethënie gjithëpërfshirës se pse bujqësia intensive, e cila krijon ndotje dhe gjithashtu keqtrajton kafshët, është një model prodhimi i promovuar nga politika, dhe pse ndryshimi po bëhet gjithnjë e më i nevojshëm.

Gjithçka e filmuar dhe e kaluar në montazh në “Zhvatje për Ushqim” është reale, shpesh e kapur në kushte shumë sfiduese. Për të na ndihmuar të kuptojmë këto përmbajtje nga jeta reale, janë animacioni dhe grafika nga fituesi i çmimit Emmy, Jonathan Reyes. Filmi përfundon me “çlirimin e kafshëve”, një animacion që tregon kafshët e burgosura që arrijnë të çlirohen dhe u vënë flakën burgjeve ku mbahen mbyllur - një përfaqësim simbolik i fundit të modelit të bujqësisë intensive.

Ku

Akademia Marubi, Kinostudio

Vendi

Itali

Viti

2024

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

90 min

Regji

Giulia Innocenzi & Pablo D’Ambrosi

Skenar

Giulia Innocenzi & Pablo D’Ambrosi

Kamera

Krishna Agazzi

Montazh

Pablo D’Ambrosi

Produksion

Giulia Innocenzi / Produksion Pueblo Unido

Kur

16 Shtator 2025, 17:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas