URREJTJA HAKMARRËSE

Ndonjëherë e vetmja rrugëdalje është të zhytesh tërësisht brenda një problemi. Reporterja My Vingren, fituese çmimi, hyn në internet e maskuar, duke përdorur profilë të rremë për të zbuluar se si lëvizjet ekstremiste po përdorin mediat sociale për të rekrutuar dhe radikalizuar njerëz. Ajo arrin të infiltrohet në një organizatë të fshehtë naziste në internet, duke zbuluar në fund se bëhet fjalë për një operacion për të përhapur ndikimin. Teksa My i afrohet rrethit të ngushtë të këtij grupi dhe fillon të vërë në dyshim se kush po i tërheq në fakt fijet, e vërteta dhe realiteti përmbysen duke i zënë vendin njëri-tjetrit.

Pasi ka publikuar disa nga hetimet më të mëdha mbi lëvizjet supremaciste të të bardhëve në Suedi, media e ka quajtur atë “Vajza e vërtetë me Tatuazhin e Dragoit”. Por hetimet që ajo kryen kanë çmimin e tyre dhe ajo duhet të jetojë në një adresë që nuk lejohet t’i zbulohet. Vingren nuk është e vetmja që vë në dyshim përhapjen e urrejtjes në internet. Hetimet e saj e lidhin atë me Anika Collier Navaroli, informatoren që luajti një rol kyç në pezullimin e Donald Trump-it nga Twitter, dhe Imran Ahmed, një studiues i paditur nga Elon Musk për ekspozimin e gjuhës së urrejtjes në rritje në platformën X. Së bashku ata zbërthejnë mekanizmat e kompanive të mëdha të mediave sociale që amplifikojnë dhe përfitojnë nga urrejtja, dhe bëjnë të njohur për publikun se si po luftojnë për t'i bërë platformat teknologjike përgjegjëse për rolin e tyre mbi dhunën në botën reale.

Çështjet e pushtetit përshkojnë gjithë udhëtimin e My-t. Ajo hulumton një ndikues të ekstremit të djathtë në jetën reale dhe tregon se si disa nga cepat më të errët të internetit i kemi më afër nga ç’jemi në gjendje të kuptojmë. “Urrejtja Hakmarrëse” nxjerr në pah cënueshmërinë e demokracisë dhe bën thirrje për veprim kundër përhapjes së axhendave ekstreme dhe autoritare në internet.

 

Filmi mbyllës

Ku

Akademia Marubi, Kinostudio

Vendi

Suedi, Danimarkë, Norvegji

Viti

2024

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

87 min

Regji

Simon Klose

Skenar

Simon Klose

Kamera

Iván Blanco, Tony Johansson

Montazh

Nicolas Nørgaard Staffolani

Produksion

Elin Kamlert / Produksioni: Nonami Film AB

Kur

20 Shtator 2025, 19:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas