Një film për padukshmërinë e dhunës në familje. Bazuar në arkivin e familjes xhiruar me kamera Super8, regjisorja merr në pyetje gjyshen e saj Rose, e cila vazhdimisht zhbën imazhin e lumturisë familjare të Gjermanisë Perëndimore të pasluftës. Filmi fokusohet në mospërputhjen midis asaj që shfaqet në dukje dhe realitetit që është ruajtur në kujtesë.