IDENTITETI

I grabitur që në lindje gjatë diktaturës argjentinase, një burrë 46-vjeçar më në fund gjen familjen e tij biologjike. Dyshimet që Daniel Santucho Navajas kishte për identitetin e tij u zgjidhën më në fund kur Gjyshet e organizatës “Abuelas de Plaza de Mayo”, e cila ruan të dhënat gjenetike të viktimave të diktaturës ushtarake të Argjentinës, gjetën një përputhje të ADN-së së tij në korrik 2023. Duke u rilidhur me familjen e tij biologjike, Danieli zbulon të vërtetën rreth asaj që i ka ndodhur. Ai zbulon se ka lindur në një qendër paraburgimi dhe është regjistruar fshehurazi si biri i një oficeri policie. Nëna e tij mbetet një prej mijëra të zhdukurve. Nëpërmjet kërkimeve që ai ka bërë për të marrë vesh të vërtetën, ai zbulon një program të përhapur gjerësisht të birësimeve të paligjshme dhe krimeve të kryera gjatë diktaturës ushtarake të viteve 1976-1983.

 

Shfaqje në forum, pjesëmarrja vetëm me ftesë.

Ku

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit

Vendi

Argjentinë

Viti

2025

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

27 min

Regji

Rodrigo Vazquez-Salessi, Florencia Santucho

Skenar

Rodrigo Vazquez-Salessi

Kamera

Andrés Irigoyen, Rodrigo Vázquez-Salessi

Montazh

Jimena Zárate, Rodrigo Vázquez-Salessi

Produksion

Bethnal Films (UK)

Kur

16 Shtator 2025, 11:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas