Qysh prej marrjes së pushtetit, Putini është përpjekur ta ringrejë perandorinë e dikurshme. Për arritjen e këtij qëllimi, ai ka përdorur metoda hibride, përfshirë sulmin e fshehtë ndaj vendeve Perëndimore pa u shpallur luftë atyre. Pushtimi në shkallë të plotë i nisur në Ukrainë na ka bërë të gjithëve të vetëdijshëm për rrezikun në rritje.
Një dyshe regjisorësh dokumentarist nga Polonia kërkojnë përgjigje për pyetjen se çfarë i kërcënon vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore nga ana e Putinit. Ata udhëtojnë nëpër Poloni, Republikën Çeke, Bullgari, Moldavi dhe Letoni. Ata gjurmojnë agjentët e GRU-së që hedhin në erë depot e municioneve dhe helmojnë kundërshtarët e Putinit me Novichok. Ata takohen me dy presidentë, një kryeministër, një ministër mbrojtjeje, një spiun rus të kapur dhe një duzinë agjentësh me ndikim. Rrugëtimi me anë të këtij filmi sjell përfundime të habitshme...

