FLUTURAT METALIKE

Më 17 korrik 2014, një Boeing i Malaysian Airlines, fluturimi MH17, me 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit në bord, ishte nisur nga Amsterdami për në Kuala Lampur. Avioni u rrëzua nga një raketë BUK e kontrolluar nga separatistët pro-rusë teksa fluturonte mbi zonat e Ukrainës Lindore, aty ku filloi lufta në 2014. “Fluturat Prej Metali” reflekton mbi tragjedinë e MH17-ës. Është një film hibrid, që ndërthur fakte dhe pamje arkivore me elementë artificialë dhe të trilluar. Skenat e trilluara të filmit tregojnë skenarë të ndryshëm që prekin temat rreth çështjes. Duke përdorur kërcimin, performancën fizike, muzikën, instalacionet dhe video-artin, filmi synon të theksojë rrethanat surreale të rastit. Episodët e ndryshëm dokumentarë, të tillë si, kolazhet me pamje të gjetura, pamjet arkivore, intervistat dhe vëzhgimet alternohen me ato të trilluara. Nëpërmjet këtij vizualizimi, spektatorit i jepet mundësia ta shohë ngjarjen nga këndvështrime të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, duke lidhur njëkohësisht krimet e së shkuarës me të tashmen.

Ku

Kuvendi i Shqipërisë - D3

Vendi

Ukrainë, Gjermani

Viti

2022

Zhanri

Dokumentaro-artistik

Kohëzgjatje

84 min

Regji

Roman Liubyi

Skenar
Kamera

Andrii Kotliar

Montazh

Roman Liubyi and Mila Zhluktenko

Produksion

Andrii Kotliar and Volodymyr Tykhyy

Kur

20 Shtator 2023, 11:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas