KUSH KA FRIKË NGA NATHAN LAW?

Edhe pse një student i ndrojtur i vitit të parë në kolegj, Nathan Law, zbulon se ka një identitet në aktivizëm. Duke qenë një nga organizatorët e një greve studentore që kërkon që Hong Kongut t’i lejohet të zgjedhë udhëheqësin e vet (diçka e premtuar në vitin 1998), Nathan është në krye të bojkotit studentor prej pesë ditëve me një mesazh mosbindjeje civile paqësore. Kur greva befas shndërrohet në Revolucionin e Çadrave, Nathan futet papritur në një rol udhëheqës që mbyll Hong Kongun për 79 ditë dhe tërheq vëmendjen e botës.

Kur lëvizja lëkundet, Nathan akuzohet për rolin e tij në Revolucionin e Çadrave, por i gjithë brezi i tij në Hong Kong është zgjuar tashmë. Duke u ngritur mbi entuziazmin e lëvizjes studentore që ai ndihmoi të shpërthejë, Nathan bën kalimin e pabesueshëm, nga udhëheqësi i protestës, në zyrtar të zgjedhur, duke u bërë ligjvënësi më i ri në historinë e Hong Kongut, ku ai vazhdon luftën e tij për demokraci nga brenda qeverisë.

Nga frika se mesazhi i Nathan-it do të tërheqë vëmendje përtej studentëve, qeveria e skualifikon Nathan-in për një çështje teknikaliteti dhe e dërgon atë në burg. Teksa Hong Kongu vazhdon të shohë sesi i gërryhet liria, një lëvizje e re, nis e zë fill. Ndërkohë që Revolucioni i Çadrave u vu në lëvizje nga shpresa, kjo lëvizje e re po nxitet nga dëshpërimi. Mesazhi i mosbindjes civile të Nathan-it është lënë në hije nga një brez i ri protestuesish që nuk mendojnë më se Hong Kongu mund të shpëtohet nga demonstratat paqësore. Në kohën kur Hong Kong-u po zbret në krizën më të madhe politike që ka njohur historia moderne kineze, Nathan duhet të vendosë për rolin që do të luaj dhe të ardhmen e tij.

Një portret i mrekullueshëm i guximit, qëndrueshmërisë dhe idealizmit rinor, KUSH KA FRIKË NGA NATHAN LAW? tregon se si një i ri e lë peng të ardhmen e tij në përpjekje për të shpëtuar atdheun e vet.

Ku

Akademia Marubi Cinema - D5

Vendi

SHBA

Viti

2023

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

85 min

Regji

Joe Piscatella

Skenar

Joe Piscatella

Kamera

John Palmer, Jonny Meyer, Andy Whitlatch, anonime

Montazh

Matthew Sultan

Produksion

Matthew Torne, p.g.a., Mark Rinehart, p.g.a., Joe Piscatella, p.g.a.

Kur

20 Shtator 2024, 18:20

Ngjarje të tjera

Para
Pas