GJYSMË KOHA E OLIMPIKEVE

Një dokumentar - ese që reflekton mbi hapësirat e arkitekturës olimpike dhe zhvillimit urban në disa vende të përzgjedhura në Evropë dhe Azi.

Çfarë ndikimi kanë Lojërat Olimpike në qytetet që i presin këto lojëra? Athina, Tokio, Pekini dhe Parisi – qytete që kanë ndryshuar strukturën urbane të lagjeve të tëra për hir të Olimpiadës, duke ua ndryshuar pamjen përgjithmonë. Stadiumet sportive të pashfrytëzuara po shkatërrohen dhe bari po rritet mbi to, ndërkohë që vëmendja e publikut është përqendruar tek ndërtimi i stadiumeve të reja që kushtojnë miliarda, duke zhvendosur mijëra banorë që duhet t’ua lënë vendin atyre.

Regjisorja udhëton në qytetet që presin Olimpiadën për të hulumtuar këtë cikël të paqëndrueshëm, i cili sjell pasoja shkatërrimtare në ekonominë e qytetit, mjedisin dhe jetën e njerëzve të zakonshëm.

Ku

Akademia Marubi Cinema - D5

Vendi

Republika Çeke

Viti

2023

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

77 min

Regji

Haruna Honcoop

Skenar

Haruna Honcoop, Dimitrios Polyzos

Kamera

Haruna Honcoop, Lukáš Milota, Ondřej Belica

Montazh

Dimitrios Polyzos

Produksion

Vít Janeček

Kur

20 Shtator 2024, 17:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas