BURGU ME DYER TË HAPURA

Filmi ka për objektiv që të rikthejë konceptin e lirisë si mision jetësor në kohë të egra, kur çdo i treti banor i Kosovës kishte kaluar nëpër burgje. Dimensioni i burgut të Prishtinës, tani i shndërruar në muze, ka për qëllim, jo veç rikthimin e mbamendjes historike, por synon krijimin e një metafore universale për njeriun me trup të burgosur e mendje të lirë. Nëpër qelitë e ftohta të burgut, dikur ishin krijuar vargje poezish që sot dëshmojnë për fatet e njerëzve të shndërruar në hije të shlyera. Filmi “Burgu me Dyer të hapura” është një narrativë për njeriun që pjesën e rinisë e ka kaluar në burg i robëruar, dhe tani në Kohën tonë, ai është rikthyer vullnetarisht për t’i shërbyer misionit të rinisë – lirisë, për të dëshmuar për jetët e humbura dhunshëm që nuk u gjykuan kurrë.

Pasuar nga një seancë pyetje - përgjigje me regjizorin.

Ku

Akademia Marubi Cinema D2

Vendi

Kosova

Viti

2023

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

35 min

Regji

Agim Sopi

Skenar

Agim Sopi

Kamera

Lorenc Pelushaj

Montazh

Fahrije Mehmeti

Produksion

Bujar Berisha, Lorena Sopi

Kur

19 Shtator 2023, 18:40

Ngjarje të tjera

Para
Pas