Në Bienalen e Artit në Venecia, në ndërtesën e Pavijonit Gjerman, çdo dy vjet ftohet të ekspozojë një artist për të përfaqësuar Gjermaninë. Ngjizja e filmit - ese “Zhvendosja e një Strukture” zë fill me kontributin e Maria Eichhorns për Pavijonin Gjerman në 2022. Filmi hulumton konceptin e parealizuar të Maria Eichhorn për të zhvendosur ndërtesën e Pavijonit Gjerman gjatë Bienales së Venecias 2022 si një eksperiment i mendimit kinematografik. Po sikur pavijoni kombëtar i Gjermanisë të zhdukej për disa muaj? Ç’histori mund të rrëfeheshin? Nëpërmjet zërave të ekspertëve të ndryshëm në fushën e arkitekturës, artit dhe aktivizmit, filmi paraqet një qasje kritike ndaj historisë gjermane dhe lidh arkitekturën nazi-fashiste të pavijonit gjerman me një studim të detajuar mbi gjurmët e lëvizjeve historike dhe bashkëkohore të rezistencës në Venecia.
Ai shqyrton fuqinë e artit për të sfiduar kushtet shoqërore dhe ekspozimin e strukturave totalitare në shoqëri, tregon për rezistencën italiane - nga partizanët tek aktivistët e sotëm, dhe thekson problemet e mbipopullimit dhe ndotjes të shkaktuar nga turizmi masiv në Venecia.
Forum screening. Participation on invitation.