"Grabitja e Planetit Tim” është një rrëfim në stil ditari nga regjisorja iraniane, Farah. E lindur gjatë revolucionit islamik në Iran në vitin 1979, ajo kap momente gëzimi dhe sfide në jetën e saj të përditshme, duke u endur në kontrastin midis lirisë së brendshme dhe shtypjes së jashtme. Njëkohësisht, ajo mbledh arkiva 8 mm nga njerëz të panjohur për të. Duke u mbështetur në filmimet e xhiruara nga të tjerë, ajo fiton një perspektivë të re se ç’do të thotë të humbasësh kujtimet. Lidhja e saj me Leyla-n, një profesoreshë iraniane e cila u largua nga Irani gjatë revolucionit, i jep një emër dhe histori një prej fytyrave të arkivit të saj. Nëna e Farah-s, e cila vuan nga sëmundja e Alzhaimerit, e motivon atë të luftojë kundër harresës. Në vjeshtën e vitit 2022, kryengritja “Gra, Jetë, Liri” u bë një pikë kthese në jetën e Farah-s, si dhe në jetën e shumë të tjerëve në Iran.
Kjo është një histori e realizuar me shumë dashuri.



