Në vitin 1960, gjashtëmbëdhjetë vende afrikane të sapo-pavarësuara hyjnë në Kombet e Bashkuara, një tërmet politik që zhvendos shumicën e votave nga fuqitë koloniale dhe SHBA në Lëvizjen e Vendeve të Pa-angazhuara. Kongo bëhet arena në të cilën zhvillohet beteja për OKB-në. Ndërsa Nikita Hrushovi godet me këpucë tavolinën e OKB-së në shenjë proteste ndaj rrëmbimit neo-kolonial të burimeve të Kongos që sapo kishte fituar pavarësinë, delegatët e OKB-së nga vendet afrikane shantazhohen. Teksa ngjarjet marrin një kthesë të pabesueshme, vrasja e Patrice Lumumbas bashkon bllokun afro-aziatik, duke kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votojë për ç’kolonizimin e menjëhershëm në mbarë botën.
Në këtë kontekst shumë shpërthyes, qeveria e Shteteve të Bashkuara dërgon artistë, si, Louis Armstrong, Dizzy Gillespie ose Nina Simone si ambasadorë të xhazit në mbarë botën – si një tërheqje të vëmendjes nga grushtet e shtetit të mbështetur nga CIA.
Kjo luftë post-koloniale për burimet e Kongos rrëfehet nga këndvështrimi unik i Andrée Blouin, një nismëtare e lënë mënjanë e emancipimit dhe pavarësisë femërore në të gjithë Afrikën; Conor Cruise O’Brien, një diplomat irlandez që denoncoi dështimin e OKB-së dhe shtrembëroi politikat perëndimore në Kongo; Dhe In Koli Jean Bofane, një shkrimtar i njohur kongolez që ka punuar mbi dhunën sociale dhe politike në Afrikën Qendrore.