AKTORË ROLESH TË DYTA

Kjo dramë shoqërore tregon historitë paralele të tre familjeve në Hungarinë rurale të diteëve tona. Historitë e një biznesmeni të pasur (Árpád, 52 vjeç) dhe gruas së tij (Franciska, 33 vjeç), vajzës së tyre (Babita, 9 vjeç), një fotografi (Gábor, 34 vjeç), të dashurës së tij qeramiste (Edina, 27 vjeç) dhe një prifti burgu (Tibor, 50 vjeç) shpalosen njëra pas tjetrës në ekran.
Fatet e tyre janë të ndërthurura: shumë prej tyre jetojnë ose kanë jetuar në të njëjtin qytet, dhe jeta e tyre përmbyset krejtësisht nga sekretet dhe krimet që zbulohen gjatë filmit. Filmi ka një strukturë në thelb polifonike, me hetimin në të tashmen që ndërpritet nga ëndrrat, rikthimet në të kaluarën dhe fotografitë e realizuara gjatë “rrëfimeve” në studion fotografike. Rrëfimet kanë një funksion dramaturgjik dhe strukturues përtej nivelit psikologjik dhe ndihmojnë për të dalluar dy linjat kohore: 10 vjet më parë dhe në ditët e sotme.

Ku

Akademia Marubi Cinema - D4

Vendi

Hungari

Viti

2022

Zhanri

Artistik

Kohëzgjatje

110 min

Regji

Árpád Sopsits

Skenar

Árpád Sopsits, Balázs Maruszki

Kamera

Gergely Vajda, Gergely Tímár

Montazh

Máté Balogh, Béla Barsi

Produksion

SOART Theatre and Film

Kur

21 Shtator 2023, 20:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas