URA E NGUSHTË

“Ura e ngushtë” është një udhëtim që kërkon në shpirtrat e katër njerëzve, të cilët, pas një dhimbjeje të zjarrtë, zbulojnë fuqi që nuk i kanë pasur kurrë më parë. Ne vërejmë me habi sesi Bushra, Rami, Meytal dhe Bassam, gra dhe burra që humbën një fëmijë ose prind në një konflikt të dhunshëm, e shndërrojnë pikëllimin e tyre në një urë pajtimi.Filmi ndjek rrugëtimet e tyre nga trauma shkatërrimtare në aktivizëm të guximshëm. Por historitë e tyre nuk janë vetëm personale. Ata të gjithë i përkasin një lëvizjeje-bazë, të debatueshme, të njerëzve zemërthyer, pjesë të organizatës “Familjet Izraelite, Palestineze në Zi”, të cilët qëndrojnë krah për krah, për t’i dhënë fund dhunës dhe për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në dinjitet dhe barazi. Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra politike dhe familjare, ata refuzojnë të dorëzohen.

Ku

Cinema Maks Velo - Laprakë - D3

Vendi

Australi

Viti

2022

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

76 min

Regji

Esther Takac

Skenar

Esther Takac

Kamera

Noam Chojnowski, Johny Michel, Adam Weingrod, Harel Roper, Yair Moss

Montazh

Uri Mizrahi, Rosie Jones

Produksion

Esther Takac

Kur

20 Shtator 2023, 11:30

Ngjarje të tjera

Para
Pas