Johana, 18 vjeçe, dëshiron të largohet nga qyteti i saj i lindjes. Ajo kërkon të përfundojë shkollën e mesme dhe të vazhdojë studimet në universitet. Megjithatë, viti i saj i fundit i shkollës është më sfidues për të, se për shokët e saj. Ajo luan një rol të pazëvendësueshëm në familjen e vet – ndihmon të kujdeset për motrën e vogël, e cila ka një aftësi ndryshe. Megjithë dashurinë e madhe që ka, ajo duhet të çlirohet nga pritshmëritë e të gjithëve, të gjejë hapësirën e vet dhe të shpëtojë nga hija e së motrës.
Johana është ajo që njihet si “fëmija prej xhami”, e lënë mënjanë padashje prej prindërve që janë të mbingarkuar dhe nga gjithë të tjerët. A do të jetë vallë ajo në gjendje të kapërcejë dyshimet dhe ndjenjën e fajit, dhe a do ta ketë guximin ta vë veten e saj në radhë të parë? Ky film vëzhgues dokumentar hulumton çështjen shumë të neglizhuar të vëllezërve dhe motrave të shëndetshëm në familjet që kujdesen për fëmijë me nevoja të veçanta. Ky film intim i jep zë çdo njeriu që ka ndjerë ndonjëherë se është ai tjetri, apo ajo tjetra.





