TEATRI I DHUNËS

A mund të jesh xhelat dhe viktimë në të njëjtën kohë?

Kjo është pyetja kryesore për Krispus Ayena, i cili është emëruar avokat mbrojtës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, në çështjen më prestigjioze të karrierës së tij. Në moshën 9-vjeçare, klienti i Ayena-s, Dominique Ongwen, u bë një nga të paktën 20.000 fëmijët e rrëmbyer nga Ushtria e Rezistencës së Zotit (URZ) e udhëheqësit rebel Joseph Kony në Ugandë. Ongwen u indoktrinua nga Kony, i cili përdori një kombinim të krishtërimit, magjisë dhe torturës për t’i kthyer fëmijët në ushtarë besnikë të URZ-së në rebelimin kundër presidentit aktual, Yoweri Museveni.

Ongwen, shpejt mësoi se, kjo ishte një çështje, ku bëhej fjalë, për të vrarë, ose për t’u vrarë - dhe ai u ngrit në gradën e komandantit, përpara se, të vinte një ditë, kur do t’i dorëzohej autoriteteve dhe prokurorisë së ardhshme në Hagë.

Ongwen akuzohet për 70 akuza të ndryshme krimesh, duke përfshirë torturën, përdhunimin dhe vrasjen. Por, avokati i tij mbrojtës, Ayena, kërkon që, ai të lirohet nga akuzat, sepse, beson se, Ongwen nuk është përgjegjës për mënyrën se, ç’drejtim i mori jeta e vet. Për më tepër, vendimi përfundimtar i gjyqit kërcënon të rihapë plagët e vjetra në Ugandë, duke parë që, Ongwen dhe URZ janë pjesë e popullit Acholi të Ugandës veriore, ku Kony themeloi ushtrinë e tij brutale, në përgjigje të goditjes, po aq brutale ndaj popullit Acholi, nga presidenti aktual, Museveni.

Për Ayena-n dhe shumë ugandas të tjerë, rasti është thellësisht i padrejtë, sepse, vetëm njëra anë e konfliktit po mbahet përgjegjëse në Hagë. Personalisht, Ayena ka vënë shumë gjëra në rrezik. Ai jo vetëm që duhet të fitojë të drejtën për klientin e tij dhe popullin e tij – por, gjithashtu, duhet të përpiqet t’i shpjegojë Gjykatës Ndërkombëtare Penale me bazë në Perëndim, se, çfarë lloj vendi është Uganda dhe cilat mund të jenë pasojat e mundshme të vendimit të aktgjykimit.

 

Filmi shfaqet në kuadër të një forumi në bashkëpunimin me Shkollën e Magjistraturës.

Ku

School of Magistrates

Vendi

Denmark, Germany

Viti

2022

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

105 min

Regji

Lukasz Konopa & Emil Langbelle

Skenar
Kamera

Kacper Czubak PSC

Montazh

Rasmus Stensgaard Madsen

Produksion

Helle Faber - made in copenhagen

Kur

22 September 2023, 11:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas