Deri në 1.7 për qind e popullsisë së botës lindin me tipare seksuale të ndërmjetëme. Më pak se 1% e popullsisë në mbarë botën janë transgjinorë. Më shumë se 210,000,000 njerëz i përkasin gjinisë së tretë... Individë trans dhe me seks të ndërmjetëm kanë lindur në kultura të ndryshme prej shekujsh. Dhe shumë pak nga këto kultura u kanë dhënë gjinisë së tretë të drejtën e jetës. Disa njerëz të gjinisë së tretë janë vrarë, të tjerë u detyruan të mohonin identitetin e tyre. Zërat e tyre nuk u dëgjuan dhe kaluan në heshtje, si nga brezat e kaluar, ashtu edhe nga ata të sotshmit. Ky film përpiqet të përforcojë zërat e tyre dhe t’i sjellë ato në ligjërimin bashkëkohor.
Filmi bazohet në vizatime origjinale të artistit Light Bear.